LAJME

“Mësimi të fillojë që sot”- Kjo është oferta e fundit e Qeverisë për SBASHK-un

“Mësimi të fillojë që sot”- Kjo është oferta e fundit e Qeverisë për SBASHK-un
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2022, 15:44

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se do të shqyrtohet vazhdimi edhe gjatë vitit tjetër i Pakos për Përballje me Inflacionin.Nagavci nga Kuvendi i Kosovës iu tha mësimdhënësve që ta ndalin grevën dhe pastaj tha “bisedojmë dhe adresojmë çdo kërkesë që e keni”.

“Duhet ta përmendim edhe një gjë. E kemi thënë edhe publikisht që mbështetja prej 50 eurosh, gjegjësisht Pakoja nga Qeveria do të rishqyrtohet në fund të dhjetorit në mënyrë që të planifikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Nagavci.Ministrja bëri thirrje që mësimi të fillojë “që sot”.
“Dhe nga këtu – ndonëse jam akuzuar për presion, dhe nëse kjo është presion unë e them dhe nuk dyshoj se është e drejtë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh – bëj edhe njëherë thirrje që mësimi të fillojë në shumicën e shkollave ku s’ka filluar që nesër, që sot dhe të mos privohen fëmijët nga e drejta për mësim”, tha ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika