- Reklama -

Mësimdhënësit të shqetësuar për koeficientin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se vazhdimisht po pyetet nga mësimdhënësit se sa do të jetë vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave.

Jasharaj ka thënë se janë të shqetësuar që vlera e koeficientit “po mbahet e fshehtë”, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, u është përmendur se vlera e koeficienti do të bëhet e ditur gjatë janarit.

- Reklama -

“Kur është pyetja të koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBASKK po edhe sindikatat tjera janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti”, ka theksuar Jasharaj.

Ai ka thënë se janë përfolur vlera të ndryshëm të koeficientit për pagë. “Janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe të iu themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”, është shprehur Jasharaj. /EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort