Me masat e reja që janë vendosur sot nga Qeveria e Kosovës, mësimdhënësit janë të obliguar të vaksinohen, të dëshmojnë se janë negativ në testin për COVID-19, ose se e kanë kaluar në 6 muajt e fundit.
Për shkak të rritjes së numrave me COVID-19 javëve të fundit, Qeveria e vendit vendosi të shtunën të shtyjë fillimin e vitit të ri shkollor deri më 13 shtator.
Nga data 13 shtator, të gjithë stafit në shkolla publike e private në të gjitha nivelet e arsimit, sipas vendimit, i kërkohet të posedojë dëshminë e vaksinimit, atë të rezultatit negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se e kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, apo edhe me test antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.





