• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, October 1, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Mësimdhënësit kërkojnë shtesa në paga, krahasojnë punën e tyre me atë të mjekëve në pandemi

tvprizreni by tvprizreni
December 29, 2020
in LAJME, VENDI
0
Njihuni me super-ushqimet e stinës së vjeshtës
0
SHARES
147
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtorët shëndetësorë kanë një kërkesë të re për Qeverinëe Kosovës. Këtë herë ata po kërkojnë stimulim me të holla, për shkak të numrit të lartë të infektimeve tek mësimdhënësit. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharajt tha për Express se Qeveria pati stimuluar mjekët më parë për punën gjatë pandemisë. Kështu sipas tij në të njëjtën mënyrë do duhej të kompensoheshin edhe punëtorët e arsimit. Në të kundërtën, Rrahmanaj paralajmëron veprime sindikale.

Numri i lartë i rasteve të shënuara me koronavirus tek punëtorët e arsimit, ka bërë që këta të fundit të kërkojnë shtesa nga Qeveria e Kosovës. Kjo për shkak të punës që kanë bërë ata përgjatë pandemisë. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Express, se shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje ia kanë prezantuar edhe ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

“Ne në takimet që i kemi pasur me ministrin Likaj, përveç çështjeve të tjera, shqetësimeve dhe kërkesave nga punëtorët e arsimit i kemi kërkuar mbështetjen e lidhur edhe lidhur me këtë çështje, duke argumentuar bashkë me të se me fillim të vitit shkollor e tutje, numri i të prekurve nga Covid-19 tek punëtorët e arsimit ka shënuar një ngritje të vazhdueshme”, ka thënë ai për Express.

Sipas Jasharajt kjo kërkesë e punëtorëve të arsimit vjen pas numrit të lartë të mësimdhënësve të infektuar me virusin Covid-19, qysh nga fillimi i pandemisë. Ai theksoi se për këtë qëllim më herët janë stimuluar edhe mjekët.“

“Pasi që institucionet tashmë janë në këto kaos, ne kemi bërë një apel, një kërkesë publike përmes mediave dërguar Qeverisë “Hoti” dhe arsyeja është kjo. Opinionin e dinë që në kohën kur kemi punuar me mësimin online dhe mësimdhënësit nuk kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga Covid-19, ne nuk kemi heshtur dhe i kemi përkrahë çdo angazhim të Qeverisë për ti ndihmuar punëtorët në sektorin e shëndetësisë dhe policisë sepse ata në atë kohë ishin në frontin e parë të betejës kundër Covid-it”, ka thënë ai.

Nga SBAShK-u këtë kërkesë po e arsyetojnë me atë se që nga fillimi i vitit shkollor dhe akademik për vitin 2020/2021, ka pasur shumë raste të infektimeve me koronavirius tek mësimdhënësit, teksa Jasharaj thotë se kërkojnë mbështetje financiare nga Qeveria deri në fillimin e implementimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

“Që nga 14 shtatori edhe punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet, arsimi fillor, i mesëm dhe universitet edhe këta janë përballur me virusin dhe pasi për të tjerët është ofruar një ndihmë e tillë materiale. Kemi kërkuar edhe për punëtorët e arsimit që të ketë një këtë mbështetje. Fillimisht me tetorin, nëntorin dhe dhjetorin për të filluar edhe për vitin e ardhshëm derisa Ligi për Paga të fillojë së implementuari”, ka deklaruar ai për Express.

Duke folur për Express, i pari i SBAShKut, pohoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga ministria e Qeveria, lidhur me këtë kërkesë të tyre.

“Jo nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Kemi pasur edhe takime individuale si me deputet ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve dhe e kemi parë që ata e kanë të ditur këtë kërkesë dhe jam i sigurt që para festës së Vitit të Ri ne do të takohemi me ministrin Likaj dhe nga ai do të kërkojmë që ta ngris zyrtarisht këtë çështje në Qeveri dhe jemi optimist që Qeveria duke parë që edhe sektori i arsimit është mjaft i prekur nga Covidi do të reflektojë dhe do ti ndihmojë të punësuarit në arsim, derisa të bëhet një zgjedhje tjetër”.

Nga kjo Sindikatë nuk i kanë përjashtuar as veprimet sindikale në rast se Qeveria nuk e përfill këtë kërkesë të tyre.

“Situata është tanimë e tillë ku institucionet po merren më shumë se çka do të ndodh tutje, janë duke u përgatitur edhe për fillimin e fushatës zgjedhore, por ne do të insistojmë vazhdimisht që të kemi takime si me ministrin Likaj por edhe me përfaqësuesit e institucioneve dhe me deputet në mënyrë që të ngritet kjo çështje dhe afër fillimit të gjysmëvjetorit të dytë ne do të kemi varësisht nga rrethanat, qoftë takim online, qoftë takim fizik me Këshillin Drejtues. Bazuar në situatën dhe në përvojën kam frikë që nëse kjo nuk do të realizohet atëherë do të kemi kërkesa që të shkohet edhe me veprime sindikale që ne nuk i dëshirojmë e aq më pak në këto rrethana dhe në këto kohë të vështira”, ka deklaruar ai për Express.

Aktualisht nxënësit dhe mësimdhënësit janë në pushim vjetor dimëror, në kohëzgjatje prej një muaji.

Sipas deklaratave të Jasharajt, në rast se Qeveria nuk e përfill kërkesën e tyre për pagesa shtesë, atëherë gjysmëvjetori i dytë nuk do të fillojë më 18 janar ashtu siç është paraparë me vendim të Qeverisë.

Në ndërkohë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media pati bërë të ditur, se që nga fillimi i procesit mësimor në shkolla, me koronavirus janë infektuar 1.615 mësimdhënës dhe 1.173 nxënës, shkruan Gazeta Express.

“Gjatë procesit mësimor, nga 15 shtatori e deri më sot janë testuar 10,823 mësimdhënës (prej tyre 1,615 kanë rezultuar pozitiv 14.9%) dhe 6,792 nxënës (prej tyre 1173 kanë rezultuar pozitiv 17.3%) mesatarja 15,8%”, ka thënë ai, në një konferencë për media, më 18 dhjetor.

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
online free course
download lava firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free online course
Previous Post

Rritet në pesë numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci

Next Post

Ish zv.kryeministri i Kosovës emërohet kryetar i organit ilegal në Suharekë

Next Post
Ish zv.kryeministri i Kosovës emërohet kryetar i organit ilegal në Suharekë

Ish zv.kryeministri i Kosovës emërohet kryetar i organit ilegal në Suharekë

Të Fundit

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës një punëtor në Fushë-Kosovë

I bien qeramikat në kokë, humb jetën një punëtor në Prizren

September 30, 2023
Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

September 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.