- Reklama -

Mësimdhënës tepricë, shkak po shihet migrimi i të rinjve

Kosova vitin e ardhshëm do t’i ketë mbi 2 mijë mësimdhënës.

Këtë paralajmërim të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci po e shohin si shqetësues njohësit e kësaj fushe, raporton Ekonomia Online.

- Reklama -

Sipas tyre kjo mund të ndodh për shkak të largimit të rinjve nga vendi, por kërkojnë që mësimdhënësit që do të jenë tepricë të sistemohen në profesione të tjera.

Njohësi Edmond Hajrizi tha se me zvogëlimin e numrit të rinjve në vend, mund të ketë teprica pak më shumë të mësimdhënësve. Sipas tij, në disa nivele duhet të rritet numri i mësimdhënësve, prandaj përmes trajnimeve ata mund të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi për mësimdhënie në nivele të tjera.

“Mund të jetë që numri i të rinjve është zvogëluar dhe me zvogëlimin e numrit të të rinjve dhe formimit të grupeve të klasave mund të ketë teprica pak më shumë të mësimdhënësve. Unë mendoj që kjo mund të jetë e vetmja arsye kur ndoshta formimi i shkollave dhe numri i mësimdhënësve nuk është i nevojshëm për disa nivele. Ndërsa mendoj që në disa nivele duhet të rritet numri i mësimdhënësve, kështu që përmes trajnimeve apo transformimeve këta mësimdhënës mund të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi për mësimdhënie në nivele tjera, më lëndë të tjera, me praktika të tjera e kështu me radhë”, tha ai.

Hajrizi shtoi se Ministria e Arsimit duhet të ruajë punësimin e mësimdhënësve, pasi sipas tij, nëse nuk ka nevojë për mësimdhënëses në shkolla ata të punësohen në profesione të tjera.

“Ministria do të kujdeset që të kemi një transformim pozitiv duke rritur cilësinë po të njëjtën kohë edhe duke e ruajtur punësimin e mësimdhënësve. Kur një funksion apo profesion mbyllet apo nuk ka nevojë, atëherë është mirë që ata të kenë një politikë apo strategji për transformim të tyre që ata të jenë të nevojshëm për diku tjetër nëse jo për mësimdhënie ndoshta për këshilla apo punë në veprime të tjera. Ma merr mendja që ata kanë potencial të ri-organizohen, ri-pozicionohen edhe mandej mund që të mos largohen nga puna. Arsimi ende ka nevojë për profesorë të funksioneve të caktuar që mungojnë nëpër shkolla dhe kjo tepricë mund të kthehet si benifit mi alokuar këto resurse njerëzore të vendet e duhura në momente të duhura”, tha ai.

Njohës i arsimit, Argjend Osmani tha se zvogëlimi i numrit të popullsisë është shqetësues për vendin. Prandaj sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në zvogëlim të numrit të nxënësve e që në të ardhmen do të ndodhë që një numër i mësimdhënësve të mbesin pa punë.

Ai po ashtu shtoi se Qeveria duhet të krijojë politika zhvillimore të favorshme për rritjen e numrit të popullsisë, raporton EO.

“Fenomeni që është paraqitur në Kosovë kur kemi zvogëlim të numrit të nxënësve është padyshim shqetësues, duhet ta kemi parasysh që në të kanë ndikuar rënia e natalitetit por në masë të madhe ka ndikuar emigrimi nga Kosova dhe ne rrezikohemi si shoqëri që në të ardhmen të kemi edhe me tutje zvogëlim drastik të nxënësve. Krejt çka mund të bëjë Qeveria është të krijojë politika zhvillimore të favorshme për rritjen e numrit të popullsisë, në këtë mënyrë të përkrah fëmijët më shtesa dhe ato shtesa natyrisht dhurohen edhe në Kosovë por është një shumë shumë e vogël e tyre dhe jo për të gjithë. Duhet ta dimë se numri i madh i mësimdhënësve që tashmë janë të inkuadruar në sistemin e arsimit në Kosovë duhet të jetë vështirë që të mbahen në këtë nivel në të ardhmen duhet të jemi realist dhe ta kuptojmë dhe pranojmë atë që do të shkohet nga zvogëlimi i tij”, tha ai./EO/koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort