Vazhdon shpërndarja e mesazheve mashtruese ndaj qytetarëve në Prizren, ku në mënyrë të rreme përdoret emri i Policia e Kosovës dhe platformës eKosova për t’i mashtruar qytetarët me kinse gjoba trafiku dhe borxhe të papaguara.
Sipas raportimeve të fundit, qytetarët po pranojnë SMS me përmbajtje alarmuese, ku kërkohet pagesa e menjëhershme e gjobave përmes linqeve të dyshimta. Mashtruesit synojnë të frikësojnë qytetarët dhe të marrin të dhënat personale apo qasje në llogaritë e tyre bankare.
Dy raste janë raportuar sot edhe në redaksinë tonë, ku qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe të rreme për borxhe dhe gjoba. Njëri prej tyre ka dërguar dëshmi duke krahasuar mesazhin fals me gjendjen reale të njoftimeve në platformën eKosova, duke apeluar që qytetarët të informohen dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.







