Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me mesazhet mashtruese për ‘Njoftimin për Gjobat në Trafik’, fushatë kjo që po qarkullon përmes SMS.
Në komunikatë thuhet, se këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.
PK ka bërë të ditur që nuk i ka dërguar këto mesazhe dhe ka bërë një thirrje ndaj qytetarëve.





