VENDI

Mes tensionesh me Serbinë, rihapen plagët e pashëruara nga lufta e fundit në Kosovë

Mes tensionesh me Serbinë, rihapen plagët e pashëruara nga lufta e fundit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2023, 15:21

Mes tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, plagët e luftës që përfundoi 24 vjet më parë i ndiejnë ende afër zemrës të mbijetuarit.

Në fshatin Cerajë në Leposaviq, 75-vjeçarja Fetije Avdyli kujton dy fëmijët e saj të vrarë gjatë luftës.

“Ende e kemi dhimbjen e fëmijëve që m’i kanë mbytur se jo tash…Djalë e çikë (m’i kanë mbytur). Djali 24 vjeç, çika pa i bërë 17 vjeç, ka qenë e re. Kanë ardhur te shtëpia (fëmijët), ne nëpër mal kemi qëndruar”, thotë Fetija.

Shkaku i tensioneve të fundit, plagët e vjetra po rihapen, duke nxitur kujtime të dhimbshme dhe pasiguri për shumë persona, shqiptarë dhe serbë.

Vetëm në pesë vjetët e fundit, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, Serbia ka vendosur pesë herë ushtrinë në gjendje gatishmërie./REL

Kjo përmbajtje ofrohet nga www.evropaelire.org. Duke e ngarkuar, pranoni që www.evropaelire.org të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika