Home LAJME Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raudin e pare të votimeve

Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raudin e pare të votimeve

0
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raudin e pare të votimeve

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, nuk ka arritur të marrë shumicën e nevojshme të votave për t’u bërë kancelar në raundin e parë të votimit.

Ai ka marrë vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316 votash, raporton Bild.

Sipas mediumit gjerman, sot më 06.05.2025 një raund tjetër votimi është i mundur vetëm në kushte të caktuara. Nëse jo, një raundi tjetër i votimit mund të caktohet për të premten.

Konservatorët e Merz dhe Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë, e nënshkruan të hënën formalisht marrëveshjen për koalicion, në prag të fillimit të punës së Qeverisë së re gjermane të udhëhequr nga ta.

Marrëveshja e koalicionit, e cila ka 144 faqe dhe titullohet: “Përgjegjësia për Gjermaninë”, përshkruan një plan politik për katër vjetët e ardhshme të koalicionit ndërmjet dy partive më të mëdha tradicionale në vend.

Qeveria në largim e kancelarit të SPD-së, Olaf Scholz, u shpërbë më 6 nëntor, në ditën kur Trump u rizgjodh president amerikan.

Vetë Scholz nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri, por do të qëndrojë në parlament si deputet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here