VENDI

Merret vendimi, nga 100 euro për rreth 800 mijë qytetarë

Merret vendimi, nga 100 euro për rreth 800 mijë qytetarë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2022, 11:12

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e nga 100 eurove për muajin prill për të gjithë përfituesit nga skemat sociale, pensionistët dhe punëtorët në sektor privat a publik e me pagë deri në 100 euro.

Nga vendimi do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ata që marrin mjete nga buxheti i shtetit do të përfitojnë nga ndihma në pagesën e ardhshme të rregullt, ndërsa ata të sektorit privat do të duhet të aplikojnë, ndërsa procedurat do të bëhen të ditura më vonë.

Ai ka thënë se s’do të mundësohet që dikush të bëjë dy tërheqje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika