Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në futboll ka aprovuar kërkesën e Ballkanit që t’ia japë tre pikë në tavolinë në duelin që klubi suharekas barazoi 1-1 me Feronikelin 74 fundjavën që shkoi.
Ankesa e klubit portokalli ishte pasi skuadra kundërshtare është paraqitur parregullsisht në fushë, pasi një lojtar ishte aktivizuar pa të drejtë loje sipas të dhënave të siguruara nga sistemi FIFA TRansfer Matching System (TMS).






