LAJME

Merren në pyetje tre policët e kidnapuar të Kosovës

Merren në pyetje tre policët e kidnapuar të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 13:48

Tre policë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, po merren në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Kralevës, por ajo nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta.

Qeveria e Kosovës e konsideron arrestimin e tyre si “rrëmbim” në territorin e saj.

Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika