Fshati Schuld në Eifel të Gjermanisë u godit rëndë nga stuhia duke shkatërruar e përmbysur shumë shtëpi. Këto përmbytje ndryshe po quhet edhe si katastrofa globale e shekullit.
E për të parë më afër katastrofën kancelarja gjermane Angela Merkel do të shkojë për vizitë për të qenë me afër dhe për të biseduar me ata që janë prekur nga përmbytja.
Pas vizitës në Schuld Merkeli do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin gjerman, Malu Dreyer. Konferencën do ta mbajë në Adenau, shkruan media gjermane RTL.
Edhe pasi përmbytjet kanë filluar tërheqjet në shumë zona të Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe deri më tani raportohet se të paktën 190 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë akoma të zhdukur.