LAJME

Mërgimtarja 26-vjeçare që mposhti tumorin dhe tani gëzon një familje të shëndetshme

Mërgimtarja 26-vjeçare që mposhti tumorin dhe tani gëzon një familje të shëndetshme
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Nëntor 2021, 14:27

Ishte vetëm 16 vjeçe, derisa po qëndronte për pushime në Kosovë, kuptoi se nuk ishte në rregull diçka me shëndetin e saj. Pas disa analizave, doli se Krenare Jahaj ishte e prekur me tumor, transmeton albinfo.ch.

Pavarësisht se ishte kohë shumë e vështirë për të, ajo qëndroi e freskët dhe me kalimin e kohës ajo u shërua. Ajo gjatë një interviste në televizionin e Kosovës tregoi se kishte mbështetje të madhe nga familja, në veçanti nga i dashuri i saj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Lajmi tjetër që e goditi atë ishte se mjekët i kishin komentuar lajmin se ajo nuk mund të mbetet shtatëzënë dhe ksisoj, Krenarja ishte mërzitur shumë nga ky lajm.

Fati ishte në dorën e saj, pasi ajo u shërua nga sëmundja e tumorit dhe jo vetëm kaq. Pas disa vjetëve ajo mbeti shtatzënë, në çudi e madhe edhe për mjekët.

Ajo tani gëzon shëndet të plotë dhe një familje që çdokush do ta dëshironte. /Albinfo.ch

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika