Mërgimtari Bajram Mulliqi që jeton në Gjermani, pushimin po e kalon në vendlindje, në Abri të Epërme të Drenasit.
Por sivjet ai vendosi të vijë nga Gjermania e ta punojë tokën.
“Këto krizat globale që po bëhen, e sidomos lufta e Ukrainës më ka shti më së shumti se importi i drithërave është 40 për qind prej Ukraine. Kjo më ka nxit me ardh me punu e mos ta lë djerrinë. Kjo nuk don shumë punë”, shprehet ai për RTK-në.





