Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një market në Fushë Kosovë, ku një shtetas amerikan u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 50-vjeçar me inicialet A.M., mërgimtar nga Amerika, i cili dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit.





