Home FAMILJE Mërgimtarët nga Bazeli i Zvicrës ndihmojnë me pako ushqimore dhjetëra familje nevojtare në Zhur

Mërgimtarët nga Bazeli i Zvicrës ndihmojnë me pako ushqimore dhjetëra familje nevojtare në Zhur

0
Mërgimtarët nga Bazeli i Zvicrës ndihmojnë me pako ushqimore dhjetëra familje nevojtare në Zhur

Gjatë ditës së djeshme, komisioni për ndihma në kuadër të Bashkësia Lokale të Zhurit, ka shpërndarë dhjetra pako ushqimore në  Zhur dhe në disa fshatra të tjera, ndihma këto të mbledhura nga bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë në Bazel të Zvicrës.

Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove ushqimore, prezent ka qenë edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Zhurit, Behar Begaj , i cili ka falënderuar të gjithë mërgimtarët që kanë menduar t’i ndihmojnë familjet në nevojë.

“Së bashku bëjmë gjëra të mira!

Faleminderit mërgimtarë,ju që gjithmonë,si në ditë të mira, ashtu edhe në ato të vështira, qëndroni me shpirt e zemër pranë nesh.

Ju jeni frymëzimi jonë,ju jeni shtylla kryesore e vendit tonë,si në kohë lufte ashtu edhe sot në paqe mendoni për vendin tuaj,për njerëzit tuaj,për familjarët tuaj dhe jo vetëm, por edhe për familjet në nevojë.

Edhe në këto ditë të fundit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, bashkëatdhetarët tonë me qëndrim në Bazel të Zvicrës, kanë shprehur dëshirën që t’i ndihmojnë familjet në nevojë në fshatin tonë dhe më gjerë.

Në emrin tim personal,në emër të komisionit për ndihma,në emër të familjeve në nevojë dhe në emër të BL Zhur,i falënderoj bashkëvendasit tonë, lusim Allahun që t’i shpërblej me mirësitë e kësaj bote të gjithë ata po u’a mbushin sofrat familjeve në nevojë”, ka shkruar kryetari Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here