Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa bashkatdhetarë janë duke u kthyer në shtetet evropiane ku jetojnë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të dalë janë mbi dy orë e gjysmë teksa kolonat janë të gjata deri në 1,100 metra.
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare janë deri në 3-5 minuta.






