LAJME

Mërgimtarët hasjan nga Bosnja dhe Hercegovina e Rumania grumbullojnë rreth 44 mijë euro për, Gëzim Balajn

Mërgimtarët hasjan nga Bosnja dhe Hercegovina e Rumania grumbullojnë rreth 44 mijë euro për, Gëzim Balajn
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2023, 10:11

18 vjeçari, Gëzim Balaj nga fshati Dedaj i Prizrenit, është diagnostikuar me sëmundjen “ Anemi aplastike”- transplanti i palcës kockore, dhe për trajtimin e sëmundjes së tij në Turqi, nevojitën 120 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen e tij.

Pas njoftimit nga familja, shumë njerëz vullnetmirë kanë filluar mbledhjen e parave të nevojshme jo vetëm në Has, Prizren e Kosovë, por është aktivizuar masovisht edhe diaspora.

Gjatë dytë ditëve të vitëve, mërgimtarët hasjan në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë arritur të grumbullojnë 23 mijë e 440 euro, ndërsa ata në Rumani mbi 20 mijë euro, kanë njoftuar përmes dëshmive të ofruara në rrjete sociale aktivistë të cilët janë të angazhuar në sigurimin e mjeteve të kërkuara, ndërsa aksioni për grumbullimin e parave është duke vijuar.

Aksioni po vazhdon, anda, apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të ndihmojnë financiarisht për shërimin e Gëzimit në këtë numër të xhirollogarisë në emër të Mustafë Balaj:

Kosovë: 1502005362687

Jashtë Kosovës: SWIFT code: RBKOXKPRXK 1502 0010 0536 2687

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika