Ajo kishte shkuar për pushime në Kosovë. Ka ndodhur një vjedhje në qytetin e Podujevës, ku një mërgimtareje i janë vjedhur pasaportat dhe paratë në veturën e saj, transmeton albinfo.ch.
Vjedhja u regjistrua në orët e vona të natës në Podujevë dhe, sipas njoftimit të policisë, një femre i është thyer xhami i veturës, ku hajnat kanë vjedhur pasaporta dhe 230 euro. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexonni postimin e plotë nga Policia e Kosovës:
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet ne njoftimin zyrtarë të Policisë. /Albinfo.ch