LAJME

Mërgim Lushtaku shkon në Prokurori për intervistim për përleshjet në Kuvend

Mërgim Lushtaku shkon në Prokurori për intervistim për përleshjet në Kuvend
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2023, 15:49

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është parë duke hyrë në Pallatin e Drejtësisë, ku do të intervistohet lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvend, ku ai dhe disa deputetë të tjerë të PDK’së u përleshën fizikisht me ministrat e Qeverisë Kurti.

Deri tash, Prokuroria ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Për intervistim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës janë ftuar edhe deputetët Hajdar Beqaj dhe Bekim Haxhiu.

Haxhiu i ka thënë Gazetës Express se do të intervistohet gjatë javësh së ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika