Oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave ndërkombëtare.
“Oficerët doganorë në pikëkalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishitje duke tentuar të shmangë taksat doganore”, thuhet në komunikatë.







