LAJME

Merdare: Gjatë kontrollit të një autobusi me targa RKS, policia dhe dogana gjen në një valixhe pistoletë dhe 28 fishekë

Merdare: Gjatë kontrollit të një autobusi me targa RKS, policia dhe dogana gjen në një valixhe pistoletë dhe 28 fishekë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Mars 2024, 11:16

Në pikën kufitare në Merdare, zyrtarët policorë kufitar së bashku me ata të doganës, gjatë kontrollimit të një autobusi, në valixhen e një pasagjeri kanë gjetur një pistoletë si dhe 28 fishekë.

Në konsultim me prokurorin, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

Njoftimi i policisë pa ndërhyrje:

IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM. KËMBIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE

KPP Merdare / 12.03.2023 – 06:05. Me datën e lartëcekur zyrtarët policore kufitare se bashku me zyrtaret doganore, gjatë kontrollimit te nje autobusi me targa RKS, ne valixhen e nje pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika