Mercedes-Benz po rregullon rrjetin e tij të fabrikave për të prodhuar një gamë të re automjetesh elektrike luksoze derisa përgatitet të kalojë në versionin elektrik deri në fund të dekadës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mercedes synon të përgjysmojë emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit jetësor deri në fund të kësaj dekade në krahasim me vitin 2020.
“Ne jemi gati për shkallëzimin e shpejtë të vëllimeve të automjeteve elektrike”, tha Joerg Burzer, anëtar i bordit për prodhimin dhe zinxhirin e furnizimit, duke shtuar se struktura e re pasoi bisedimet midis menaxherëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve.





