Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Shoqatës së Sporteve Shkollore të Republikës së Kosovës, menaxheri kombëtar i programit “Sporti në shkolla”, Dren Marseli, ka vizituar Shoqatën Kroate të Sporteve Shkollore në Zagreb, njofton përmes postimi në rrjetin social facebook, kjo e fundit.
Menaxheri kombëtar i programit “Sporti në shkolla”, Dren Marseli, vizitë Shoqatës Kroate të Sporteve Shkollore

“Me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në sportin shkollor dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive, si dhe formalizimit të bashkëpunimit mes dy federatave, sekretari i përgjithshëm i SHKSSH, Ivan Dujiq dhe shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar, Tomisllav Paripoviq prezantuan aktivitetet e Sportit Shkollor Kroat.
Falënderojmë Federatën e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës për vizitën në pritje të një bashkëpunimi tjetër të suksesshëm!”, thuhet në njoftimin e Shoatës Kroate të Sporteve Shkollore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

