Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Memli Krasniqi nuk e ka asnjë kundërkandidat në garën për kryetar të partisë.Hamza në një konferencë për media tha sot se Krasniqi i ka të gjitha karakteristikat e liderit të partisë.“I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë një garë e hapur.
Memli Krasniqi s’ka kundërkandidat në garën për kryetar të partisë

Fakti pse e kemi vetëm ai kandidat do të thotë që të gjithë jemi pajtuar që ta mbështesim Krasniqi në këtë proces. Nuk ka pasur ndikimi, gara ka qenë e hapur dhe kushdo që e ka ndjerë veten që është për këtë pozitë e ka pasur këtë të drejtë”, ka thënë Hamza.“Gara me një kandidat edhe në këtë proces do të jetë demokratike”, tha më tutje Hamza.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

