Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e 11-të që u mbajt të shtunën.
Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, “për të vazhduar së bashku punët e mira për Kosovën”.
“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka thënë lideri i PDK-së, sipas një njoftimi të partisë në Facebook.





