- Reklama -

Memli Krasniqi prezanton koordinatorin e Departamentit për Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot koordinatorin e Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda.

Nëpërmjet një video prezantimi, Krasniqi u shpreh se për të përmbushur vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës për qeverisje të mirë, parakusht është sundimi i ligjit, një drejtësi e paanshme dhe efikase, që do të realizohet përmes Departamentit për Drejtësi.

- Reklama -

Përparim Gruda është profesor i së Drejtës Kushtetuese, Gjyqësisë Kushtetuese dhe Filozofisë të së Drejtës në Fakultetin Juridik, ndërsa aktualisht po vazhdon kërkimet shkencore të post-doktoraturës në Universitetin e Grazit në Austri.

Ai ka shërbyer si këshilltar dhe ekspert ligjor në institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare, duke ofruar ekspertizën e tij si një profesionist i dalluar në fushën e drejtësisë.

“Me përvojën dhe punën e tij intelektuale, së bashku me një ekip të përgatitur e profesional në kuadër të Departamentit për Drejtësi, Përparimi do të angazhohet për të quar përpara idetë që mund ta përmirësojnë dhe do ta transformojnë sektorin e drejtësisë, duke ofruar alternativa konkrete brenda Kabinetit për Qeverisje të Mirë.”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkaq po duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin dhe përgjegjësinë, koordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, tha se rruga e integrimit të Kosovës në BE varet nga reformimi i sistemit ligjor dhe në arritjen e këtyre standardeve, kërkohet dije dhe vullnet politik.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort