• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Memli Krasniqi nuk i shkon prapë Kurtit në takim

tvprizreni by tvprizreni
October 20, 2022
in LAJME, VENDI
0
Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës
0
SHARES
82
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vazhduar konsistencën e tij, duke vendosur prapë të mos shkojë në takim me kryeministrin Albin Kurti të premten.

Nëpërmjet një video selfie të publikuar në faqen e tij në facebook, lideri i opozitës kosovare tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.

“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për cështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët nderkombëtar të Kosovës”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se kryeministri Kurti po e fsheh prej qytetarëve dhe institucioneve këtë document dhe po ashtu po e fshehë pozicionin në këtë çështje të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

“Është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e transparencës prej jush dhe qasja joserioze që mbani për një temë kaq serioze.

Siç e kam deklaruar edhe në shumë raste të tjera, Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë një marrëveshje finale qe ka si bazë njohjen e ndërsjellë dhe ruajtjen e rendit kushtetues të vendit tonë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se PDK asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia shtetërore dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë.

“Por, për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend”, tha Krasniqi.

Download WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
udemy free download
download micromax firmware
Download Premium WordPress Themes Free
online free course
Previous Post

Tre gjykatës, vëllezërit e Thaçit dhe Enver Hoxhaj pronarë të villave të sekuestruara në Brezovicë

Next Post

Isa Mustafa: Kurti ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë

Next Post
Mustafa: Vjosa Osmani akoma vepron si me qenë në Vetëvendosje

Isa Mustafa: Kurti ta bëjë marrëveshjen ose të lëshojë rrugë

Të Fundit

Digjet një qendër tregtare në Pejë

Digjet një qendër tregtare në Pejë

March 25, 2023
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

March 25, 2023
Zjarrfikësit duan shtesat: Qeveria selektive, protestojmë nëse s’ka vendim deri të hënën

Prizrenasi thotë se persona të panjohur ndezën zjarr dhe ia dëmtuan varrin e gruas së tij

March 25, 2023
Digjet një shtëpi druri në Prizren, dëmi kap vlerën e 40 mijë eurove

Digjet një shtëpi në Zhur

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Digjet një qendër tregtare në Pejë

Digjet një qendër tregtare në Pejë

March 25, 2023
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.