LAJME

Memli Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Memli Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2023, 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar disa familje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.

Krasniqi tha Qeveria e Kosovës po vazhdon të heshtë përballë kësaj dukurie, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika