LAJME

Memli Krasniqi kujton heronjtë e rënë në Junik

Memli Krasniqi kujton heronjtë e rënë në Junik
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Gusht 2022, 16:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka kujtuar sot heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka, Bedri Shala e Përmet Vula.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës.

“Sot, me nderimet më të larta kujtojmë heroin Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarët e tij, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët dhanë jetën më 10 gusht të vitit 1998 në Betejën e Junikut. Me përvojën e tij luftarake në Kroaci e Bosnje, “Abeja” u shqua për kontributin e tij të madh në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e atdheut. Vepra e këtyre heronjve të kombit, do të jetë përherë e mbuluar me lavdinë e përjetshme të historisë së lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika