Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në kuadër të takimeve të tij me qytetarë është takuar me qytetarët e qytetit të Mitrovicës, qytet që e udhëheq vetë.
Memli Krasniqi: Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën, PDK është gati

Pas këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ai ka thënë se është Bedri Hamza është ‘kryeministri më i mirë që Kosova mund të ketë’.
“Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur. Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati!”, ka shkruar Krasniqi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

