LAJME

Memli Krasniqi: Duhet të diskutojmë për një fushatë të shkurtuar zgjedhore

Memli Krasniqi: Duhet të diskutojmë për një fushatë të shkurtuar zgjedhore
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 15:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se duhet të bisedohet për të zvogëluar ditët e fushatës zgjedhore.

Ai në një konferencë për media foli rreth përgjigjes së tij për ftesën e bërë nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar që fushata zgjedhore të zvogëlohet me dhjetë ditë.

“I ndajmë bashkërisht shqetësimet, pa dyshim se çka do që duhet është e nevojshme të ndërmerret për të siguruar një përmirësim të situatës dhe për të ruajtur maksimalisht shëndetin e qytetarëve tanë, është e nevojshme të diskutojmë dhe të marrim vendime.

“E konsideroj shumë të rëndësishme që zgjedhjet e 17 tetorit të zhvillohen pa dyshim në nivelin e transparencës dhe demokracisë që tashmë kemi dëshmuar. Por krijimi i kushteve të qytetarëve kur të drejtohen tek kutitë të kenë siguri se shëndeti i tyre nuk duhet të rrezikohet”.

“Fushata zgjedhore, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës kemi biseduar dhe ka një mendim se duhet të diskutojmë për të dakorduar një fushatë të shkurtuar, besoj se të gjithë pa dallim duhet ta kenë prioritet shëndetin publik”, ka thënë Krasniqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika