LAJME

Memli Krasniqi dhe kryetarët e degëve të PDK-së fajësojnë Qeverinë Kurti për ikjen e qytetarëve

Memli Krasniqi dhe kryetarët e degëve të PDK-së fajësojnë Qeverinë Kurti për ikjen e qytetarëve
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2023, 21:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot në një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie kanë fajësuar qeverisjen aktuale të vendit për ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“Ata ndanë shqetësimin e përbashkët për rritjen enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga Kosova për shkak të qeverisjes së paaftë të nivelit qendror e cila nuk po mbështetë projektet e komunave si dhe nuk po realizon asnjë nga premtimet e shumta që kishte dhënë para qytetarëve” – thotë PDK përmes një komunikate.

Në këtë takim Krasniqi ka thënë se është obligim i secilit për t’u angazhuar në rikthimin e besimit dhe shpresës te qytetarët.

I pari i kësaj partie dhe kryetarët e degëve u dakorduan për nevojën e zgjerimit të komunikimit me të gjithë qytetarët, për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat që ata kanë, si dhe për të definuar mënyrat e adresimit sa më të mirë e më serioz të tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika