- Reklama -

Memli Krasniqi: Asociacioni të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se forca politike që drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi. E kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë.

Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.

- Reklama -

“Asociacioni duhet të jetë, nëse ndodh, si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme, e cila duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë. Qëndrimin tonë të thjeshtëzuar do ta ndaja në pesë pika kryesore. Unë e kam paraqitur pas vizitës time të kaluar në SHBA dhe në Bruksel, edhe në Parlamentin e Kosovës dhe ne besojmë që si shtylla qendrore të një marrëveshjeje finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për Kosovën dhe Serbinë, duhet të jetë para së gjithash, ruajtja e karakterit unitar të Republikës së Kosovës, në kuadër të rregullimit aktual kushtetues, më pas njohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai.

Krasniqi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mungesë koordinimi me SHBA-në, duke e cilësuar qëndrimin e Kurtit mbi Asociacionin, një kauzë false, me të cilën erdhi në pushtet, e që vazhdon ta mbajë peng.

Ai ka thënë se nuk e mbështesin në asnjë mënyrë kërkesën që Asociacioni të jetë i ndarë prej marrëveshjes së përgjithshme.

Sipas tij, që nga viti 2013 e tutje, nuk është kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë karakter të tipit ekzekutiv, përtej kushtetutës së Kosovës, e aq më pak një “Republike Serpska”.

“E vërteta është se Kurti, në kohën kur ishte në opozitë, duke ndërtuar kauzë të rrejshme për Asociacionin, ka krijuar jo vetëm mbijetesën, por edhe rritjen e tij politike, e cila e ka sjellë edhe në zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Dhe sot ai është peng i të kaluarës së tij nga e cila nuk po mund të lirohet. Ne ia kemi lehtësuar vërtetë që në pozicionin që është si Kryeministër i qeverisë së Kosovës, ai të rezonojë me racionalitetin e nevojshëm për shtetin e Kosovës, për perspektivën e qytetarëve të Kosovës, për partneritetin strategjik të Kosovës. Dhe fatkeqësisht nuk jemi duke e parë atë duke bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai. /VOA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort