Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.
“Gjatë vizitës në Bullgari, ishim edhe në Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronave në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.
Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të njoftohemi dhe të shohim nga afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare”, shkruan Mehaj. Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.