Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se është duke vazhduar bashkëpunimi i frytshëm bilateral me ushtrinë gjermane.
Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutua dhe analizua niveli i zbatimit të planit aktual bilateral 2022, duke u vlerësuar lartë shkalla e realizimit të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtori Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin homolog nga Ushtria Gjermane, të cilët paraprakisht u pritën në takim mirëseardhjeje edhe nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj”.





