Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të shtunën se ka telefonuar kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin dhe atë të Prishtinës, Përparim Rama, për të biseduar për gjendjen në këto dy komuna pas reshjeve të shiut.
Sipas Mehajt, të dy kryetarët i kanë thënë se gjendja është e qetë dhe se nuk është e nevojshme ndërhyrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojën për t’iu dalur në ndihmë”.
“Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, ka shkruar ministri në Facebook.