Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u takua me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar.
Gjatë takimit, Mehaj e Sakar biseduan në lidhje me situatën aktuale të sigurisë në vend e rajon por edhe me të arriturat e FSK-së deri më tani.
“Atë, gjithashtu e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.
Tutje, në njoftim thuhet se Sakar premtoi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat në mënyrë që të përmbushen synimet.
“Në fund, u dakorduam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, shkroi Mehaj