Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ftuar të gjitha të rejat që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Kosovës është tejet e rëndësishme.
“Pjesëmarrja e gruas në ushtrinë e Republikës së Kosovës është tejet e rëndësishme, ngase barazia është themeli i çdo shteti, dhe përbërja e ushtrisë duhet të reflektoj përbërjen e popullsisë, por mbi të gjitha ngase atdhedashuri nuk njeh gjini. Në kuadër të frymës së bashkëpunimit në takim me organizatat joqeveritare që trajtojnë barazinë gjinore, biseduam dhe për fushatën aktuale të rekrutimit, rëndësisë së njoftimit të të rejave për mundësitë që ofron FSK në zhvillimin e karrierës nën emblemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që simbolizon ëndrrën e dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit, por dhe guximin e brezave të rinj e krenarinë e popullit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.





