Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti po tregon përkushtimin e saj për një ushtri moderne.
Mehaj: Qeveria Kurti po tregon përkushtim që Kosova të ketë ushtri me standarde të NATO-s

Ky reagim i tij vie pas njoftimit të qeverisë, ku thuhet se buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes, nga viti i ardhshëm, për herë të parë do jetë mbi 100 milionë euro.
”Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes. Me rritjen e konsiderueshme të buxhetit, Qeveria Kurti tregon përkushtimin e saj që Kosova ta ketë një Ushtri moderne dhe me standarde të NATO-s, të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe që kontribuon për paqen dhe sigurinë globale.E ardhmja është NATO!”
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

