Një tërmet me magnitudë 5.5 shkallë me epiqendër në veriperëndim të Florinës të Greqisë u ndien në shtatë vende të rajonit, në mesin e tyre edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mehaj pas tërmetit: FSK e gatshme të ndihmojë Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme të mbështesë autoritetet në Greqi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
“Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./GazetaSinjali/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

