Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit në takim të veçantë nga homologia e tij, ministrja e mbrojtjes së Kanadasë, Anita Anand.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ministri Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, ministren Anand e informuan për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe investimit.
“Kjo është bërë në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që janë ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse” thuhet në njoftimin e MM-së.





