Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi nga Konferenca Fillestare Planifikuese, e cila po mbahet në Sarajevë, për stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë që do të zhvillohet vitin e ardhshëm, e quajtur ‘Defender Europe 2023’.
“Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe amerikane në Evropë ‘Defender Europe 23’, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.





