Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Madrid janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike.
Mehaj: NATO i duhet Kosovës, Kosova i duhet NATO-s

Ai ka thënë se Kosova, institucionet, populli e ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike.
“Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s. Koha për të emëruar qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj. Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euroatlantike dhe garantueses së saj – NATO-së. Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara. Rrugëtojmë së bashku për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale. NATO i duhet Kosovës! Kosova i duhet NATO-s!” – ka shkruar Mehaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

