Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se bazuar në matjet vjetore të GFP-së, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.
Sipas tij, në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.






