- Reklama -

Mediumi serb në Kosovë: Edhe doganierët serbë në Jarinjë e Bërnjak japin dorëheqje

Doganierët serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, gjatë ditë së enjte kanë dhënë dorëheqje, pas largimit të Policisë në veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, si dhe gjykatësve dhe prokurorëve serbë.

Kështu të paktën raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.

- Reklama -

Sipas tyre dorëheqja është një akt moral dhe shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe dëshmi e mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga Dogana, ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serbë.

Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinjë dhe i njëjti pritet që t’ua përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.

Ndryshe Lista Serbe vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për Komunat me Shumicë Serbe.

Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiq, u dorëhoq nga pozita, të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vit e gjysmë.

Edhe Igor Simiq, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Serbët kanë vendosur të largohen edhe nga gjyqësori, si dhe Policia.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, Policia, si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi Rakiqi pas takimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort