LAJME

Mediumi kroat raporton se nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur pas një aksidenti në Kroaci

Mediumi kroat raporton se nënë e bijë nga Kosova kanë vdekur pas një aksidenti në Kroaci
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2023, 15:43

Mediumi kroat “Index.hr’ raporton se nënë e bijë nga Kosova, kanë vdekur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ravca të Kroacisë.

Mediumi, i cili citon burime, raporton se babai dhe djali kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti dhe janë dërguar në një spital në Split.

Po ashtu, një person 33 vjeçar nga zona e Zadar ka vdekur në aksident, i cili po voziste një veturë të tipit “Volswagen”.

Siç shkruan tutje nuk dihen ende detaje të aksidentit derisa hetimet po vazhdojnë tutje.

Pas aksidentit, një pjesë e autostradës në drejtim të Dubrovnikut është mbyllur për disa orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika