Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është arrestuar në Milano nën dyshimet për terrorizëm.
Mediumi italian Adnkronos raporton se 19 vjeçarja e arrestuar kishte qenë e martuar me të akuzuarin për terrorizëm, Kujtim Fejzullai, i cili është një nga të arrestuarit për sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.
Ky medium raporton se 18 vjeçarja e radikalizuar që në moshën 16 vjeçare, ishte përkrahëse Shtetit Islamik, së fundmi ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, ndërkohë që ishte në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e sa, Kujtim Fejzullai.
Pas sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë, ishte konfirmuar se Kujtim Fejzullahu ishte njëri nga personat që mori pjesë në këtë sulm. Ai u vra më pas nga policia austriake.