Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester Unitedin nga Glazer.
Pacolli, një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, është aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile, “Mabetex Group”.
Pacolli, që njihet edhe si një tifoz i futbollit, së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium”, kur “Topçinjtë” mposhtën Leicester Cityn në gusht.





